Closed beta

Një inbox. Një kalendar.
Zero mesazhe pa përgjigje.

nxan u përgjigjet klientëve në Instagram, Messenger dhe WhatsApp, gjen orën e lirë dhe e shënon rezervimin — ditë e natë.

Integrimet
  • Instagram
  • Messenger
  • WhatsApp
  • Airbnb
  • Booking.com
Problemi

Pesë aplikacione për të ndjekur. Një klient që pret përgjigje.

Instagram, Messenger, WhatsApp, Airbnb, Booking — secili me njoftimet e vet. Mesazhi humbet mes tyre, dhe klienti nuk pyet dy herë.

  • Instagram
  • Messenger
  • WhatsApp
  • Airbnb
  • Booking.com
nxan
  • Një inboxÇdo bisedë në një listë.
  • Një kalendarÇdo termin e çdo natë.
  • Një pamjeKush vjen sot, kush pret përgjigje.

Çka bën nxan

Punët që deri sot i bëje vetë — tani kryhen vetë.

Nuk është thjesht një inbox. nxan është asistenti që lexon, përgjigjet, rezervon dhe kujton — dhe ty të thërret vetëm kur duhet vërtet.

Përgjigje automatike

U përgjigjet klientëve — edhe në 2 të natës.

Çmimi, orari, adresa, a ka vend nesër: AI-ja përgjigjet në sekonda, në shqip ose anglisht, me të dhënat e biznesit tënd. Asnjë mesazh nuk pret deri në mëngjes.

Kalendari

Gjen orën e lirë dhe e zë.

Sheh kalendarin, stafin dhe kohëzgjatjen e shërbimit — e rezervon pa mbivendosje.

Kujtesat

Kujton klientin para terminit.

24 ose 2 orë para, në kanalin ku shkroi. Nëse s'vjen dot, e anulon me një mesazh dhe ora lirohet.

Ti në kontroll

Të thërret ty vetëm kur duhet.

Kur s'është e sigurt, nuk shpik. E shënon bisedën për ty — dhe ti e merr në dorë me një klik.

Vila & apartamente

Airbnb e Booking, pa asnjë dopio.

Një natë e zënë atje mbyllet këtu, dhe ajo që zihet këtu mbyllet atje — vetvetiu.

Si funksionon

Tre hapa. Pastaj punon vetë.

  1. 01 Klienti shkruan

    Në Instagram, Messenger ose WhatsApp — kur të dojë, edhe natën.

  2. 02 nxan përgjigjet dhe rezervon

    Gjen orën e lirë, e zë në kalendar dhe e konfirmon me mesazh.

  3. 03 Ti e sheh gjithçka në panel

    Kujtesat shkojnë vetë. Ti ndërhyn vetëm kur duhesh.

Për kë

Bërë për biznesin tënd.

Dy mënyra rezervimi, një panel. Kur regjistrohesh zgjedh llojin e biznesit, dhe nxan e përshtat kalendarin, fjalorin dhe kanalet.

Klinika & sallone

Termine me orë

Çdo shërbim me kohëzgjatjen e vet, çdo termin me specialistin e vet. Klienti zgjedh orën e lirë; kalendari nuk mbivendoset kurrë.

Dentare · Fizioterapi · Estetikë · Sallone & berberë

Vila & apartamente

Rezervime me netë

Check-in, check-out, mysafirë dhe çmim sipas sezonit. Airbnb dhe Booking.com lidhen me kalendarin në dy drejtime — një natë e zënë kudo mbyllet kudo.

Vila · Apartamente · Shtëpi · Studio. Hotelet rezervojnë me tipe dhomash, pa sinkronizim me Airbnb e Booking.

Pyetje të drejta

Çka do të pyesje vërtet.

Çka është nxan?

Një inbox dhe një kalendar për biznese që rezervojnë: klinika, sallone, vila dhe apartamente. Mesazhet nga Instagram, Messenger dhe WhatsApp vijnë në një vend, dhe një agjent AI u përgjigjet, rezervon dhe dërgon kujtesa.

Për kë është?

Për dy mënyra rezervimi: termine me orë (dentare, fizioterapi, estetikë, sallone e berberë) dhe netë (vila, apartamente, shtëpi, studio, si dhe hotele me tipe dhomash). Për hotelet kalendari nuk sinkronizohet me Airbnb e Booking.

Kur lansoheni dhe si marr qasje?

Jemi në closed beta. Lër email-in në waitlist dhe të njoftojmë me email kur të hapet qasja. Pa pagesë dhe pa detyrim.

Çka nëse AI-ja nuk e di përgjigjen?

Kur nuk është e sigurt, nuk shpik. E shënon bisedën për ty dhe të njofton që t'i përgjigjesh vetë.

A më duhet Airbnb ose Booking?

Jo, përveç nëse ke vila ose apartamente me qira. Atëherë kalendari i tyre lidhet me nxan në dy drejtime, që një natë të mos shitet dy herë. WhatsApp-i, Instagram-i dhe Messenger-i janë për bisedat; Airbnb dhe Booking.com sinkronizojnë vetëm kalendarin. Klinikat dhe sallonet punojnë me Instagram, Messenger, WhatsApp dhe faqen e tyre në nxan.

Ku ruhen të dhënat e klientëve?

Në serverë në Frankfurt të Gjermanisë, të ndara për çdo biznes. Bisedat i sheh vetëm ti dhe ata që i shton në ekip. S'i shesim dhe s'i përdorim për reklama.

Sonte një klient do të të shkruajë. Me nxan, merr përgjigje menjëherë, edhe kur ti fle.

Lloji i biznesit

Ke llogari? Hyr këtu.

Waitlist

Bashkohu në waitlist

Të njoftojmë me email kur të hapet qasja.

Lloji i biznesit