Për kë
Nëse klientët e tu rezervojnë duke shkruar — jo duke thirrur — ose mysafirët duan data, çmim dhe konfirmim si Airbnb, nxan.ai është ndërtuar pikërisht për këtë punë.
Ku çdo pacient ka mjekun e vet dhe ku një vend bosh do të thotë një orë e mjekut e paguar për asgjë.
Ku një pacient nuk vjen një herë, por dhjetë — dhe ku planifikimi i seancave hante më shumë kohë se vetë terapia.
Ku klientët pyesin së pari për çmimin, shkruajnë nga Instagrami dhe presin përgjigje brenda minutash.
Për stays si Airbnb: kur mysafirët pyesin për data, çmim total, kapacitet dhe check-in para se të rezervojnë.
Kur ka kuptim
nxan.ai zgjidh një problem të ngushtë, jo çdo problem. Ka kuptim nëse të paktën dy nga këto të përshkruajnë:
Kur nuk ka kuptim. Nëse klientët vijnë pa termin, nëse çdo rast kërkon vlerësim para rezervimit, ose nëse rezervimet i mban dikush që rri në recepsion/inbox gjithsesi — nxan.ai nuk do të të kursejë shumë. Më mirë ta dish tani se pas një muaji.
Biznes tjetër? Për momentin fokusi është te klinikat dhe stays. Nëse ke termine, njësi me qera dhe një inbox ku vijnë rezervime, provoje — provë falas, pa kartelë.
Gjuha
Shqip dhe anglisht — gjuha njihet nga vetë mesazhi. Klienti nuk zgjedh menu dhe nuk shkruan "1 për shqip".
Pa kartelë krediti · Gati për 5 minuta · Anulo kurdo