Paneli

Çdo bisedë e çdo termin, në një ekran.

Tri kanale hyjnë në një inbox. Sheh kush shkroi, çka konfirmoi AI-ja dhe kush vjen sot — pa i hapur tri aplikacione një nga një.

Pa kartelë krediti · Gati për 5 minuta · Anulo kurdo

  1. Inbox

    Tri kanale, një rresht bisedash.

    Messenger, Instagram dhe Viber bien në të njëjtën listë. Çdo bisedë mban kanalin nga erdhi, kush është klienti dhe çka po kërkon — pa e kërkuar ti nëpër aplikacione.

    • Historiku i plotë i klientit hapet me bisedën.
    • Bisedat që AI-ja s'i zgjidhi dot shënohen për ty.
    • Merr bisedën në dorë me një klik — AI-ja tërhiqet.
    Përshëndetje, a punoni të shtunën?
    Po, të shtunën jemi hapur 09:00–14:00. Për çfarë trajtimi do ta caktonim?
    Për një kontroll.
    Të shtunën kam lirë 09:30 dhe 12:00. Cila ju përshtatet?
  2. Kalendari

    Orari real, jo një kopje e tij.

    AI-ja lexon të njëjtin kalendar që sheh ti. Kur konfirmon një termin, vendi zihet menjëherë — s'ka dy klientë në të njëjtën orë sepse dikush e pa listën me vonesë.

    • Orare të ndara për çdo mjek ose terapist.
    • Kohëzgjatje për çdo shërbim, jo një bllok fiks.
    • Pushimi i drekës dhe ditët e mbyllura respektohen.

    E mërkurë · Dr. Blerta

    09:00I lirë
    10:00Mira K. · Kontroll
    11:00I lirë
    16:30Arta G. · Zbardhim
    18:00I lirë

Çka sheh brenda

Gjashtë ekrane, asnjë i tepërt.

Inbox

Të gjitha bisedat nga tri kanalet, me mesazhin e fundit dhe qëllimin që lexoi AI-ja.

Kalendari

Dita, java dhe muaji. Çdo termin me klientin, shërbimin dhe kush e bën.

Klientët

Kush erdhi, sa herë, çka bëri dhe kur duhet të kthehet.

Analitika

Sa termine, sa anulime, sa mungesa pa lajmërim — dhe nga cili kanal vijnë.

Kanalet

Lidh Messenger-in, Instagram-in dhe Viber-in. Teston lidhjen para se ta lësh të punojë.

Rregullimet

Oraret, shërbimet, stafi dhe teksti me të cilin AI-ja pret klientin.

Numrat

Çka po ndodh vërtet me klinikën.

Jo grafika për të bukur. Tre numra që tregojnë nëse muaji shkoi mirë ose jo.

TermineSa u caktuan, sa u realizuan, sa u anuluan — ndarë sipas kanalit.
MungesaKush s'erdhi pa lajmëruar, dhe sa u ul numri që kur nisën kujtesat.
Orët e ngarkuaraKur të shkruajnë më shumë, që ta dish ku duhet kapacitet.

Të dhënat janë të tuat. Çdo klinikë i sheh vetëm bisedat dhe klientët e vet — ndarja bëhet në nivel baze të dhënash, jo me një filtër në ekran. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë.

Hape panelin dhe shiko
si duket klinika jote brenda.

Pa kartelë krediti · Gati për 5 minuta · Anulo kurdo