Pyetje

Çka do të pyesje vërtet.

Përgjigje të drejta për kanalet, AI-në, rezervimet, ndërhyrjen manuale dhe ruajtjen e të dhënave.

Çka është nxan?

Një inbox dhe një kalendar për biznese që rezervojnë: klinika, sallone, vila dhe apartamente. Mesazhet nga Instagram, Messenger dhe Viber vijnë në një vend, dhe një agjent AI u përgjigjet, rezervon dhe dërgon kujtesa.

Për kë është?

Për dy mënyra rezervimi: termine me orë (dentare, fizioterapi, estetikë, sallone e berberë) dhe netë (vila, apartamente, shtëpi, studio). Hotelet rezervojnë me tipe dhomash — ajo mënyrë nuk mbështetet.

Kur lansoheni dhe si marr qasje?

Jemi në closed beta: për momentin po mbledhim vetëm waitlist-in dhe ende nuk kemi filluar të fusim biznese brenda. Lër email-in dhe të njoftojmë kur të ftohesh. Pa pagesë dhe pa detyrim në këtë fazë.

A më duhet Airbnb ose Booking?

Jo, përveç nëse ke vila ose apartamente me qira. Atëherë kalendari i tyre lidhet me nxan në dy drejtime, që një natë të mos shitet dy herë. Klinikat dhe sallonet punojnë me Instagram, Messenger, Viber dhe faqen e tyre në nxan.

A më ndërrohet faqja apo llogaria?

Jo. Mban të njëjtën faqe që e njohin klientët. nxan.io lidhet mbi të — asgjë s'ndryshon për ta.

Çka nëse AI-ja nuk e di përgjigjen?

Kur nuk është e sigurt, nuk shpik. E shënon bisedën për ty dhe të njofton që t'i përgjigjesh vetë.

A mund të ndërhyj në bisedë?

Kurdo. Hap bisedën, shkruaj vetë dhe AI-ja tërhiqet. E merr sërish kur ti mbaron.

A i sheh klienti se po flet me AI?

Po, gjithmonë. Në përgjigjen e parë të çdo bisede të re shtohet fjalia „Ju po i shkruani asistentit automatik. Për çdo gjë që kërkon person, ju përgjigjet stafi." Kjo nuk çkyçet — është kërkesë e Meta-s dhe e Aktit evropian për AI-në. Asistenti nuk pretendon kurrë se është njeri apo mjek.

A mund ta ndalë klienti asistentin?

Po. Mjafton të shkruajë „Ndal" ose „Stop" në bisedë dhe asistenti pushon menjëherë për atë bisedë. Ti vazhdon ta shohësh mesazhin në inbox dhe mund t'i përgjigjesh vetë. Klienti e rikthen me „Vazhdo".

Sa zgjat ta vë në punë?

Rreth pesë minuta: lidh kanalin, vendos oraret, gati. Pa instalime.

Ku ruhen të dhënat e klientëve?

Në serverë në Frankfurt të Gjermanisë, të ndara për çdo biznes. Vetëm ti i sheh bisedat e tua. S'i shesim dhe s'i ndajmë.